Mbrëmjen e djeshme u mbajt ceremonia e edicionit të parë të çmimeve për “Ambasadorin e Sportit Shqiptar”, një event që evidenton kontributet e sportistëve të dhëna në fushën e sportit.

Të nominuar për çmimin kryesor ishin tre ish futbollistë të kombëtares shqiptare, Lorik Cana, Igli Tare dhe Edvin Murati. Presidenti i FSHF, Armand Duka i dorëzoi çmimin Lorik Canës dhe në fjalën e tij theksoi: “Ishim realisht në vështirësi konkrete për të zgjedhur fituesin, pasi gjithsecili ka peshën dhe potencialin e tij. Një çmim special iu dekorua legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri. Luan Krasniqi bashkëndau çmimin e publikut me Haki Dokun, një tjetër kanditat i nominuar, ndërsa Igli Tare fitoi çmimin e karrierës. Lojtarë të tjerë të vlerësuar për kontributin e tyre në imazhin pozitiv të Shqipërisë, përmes paraqitjes së tyre jashtë vendit ishin Izmir Smajlal, Erblina Bici dhe Elizabeta Karabolli.
Vlera monetare e këtyre çmimeve nuk do ti shkojë fituesve, por do të jetë për mbështetjen e tre projekteve që lidhen me: Projektin për Shahun në Shkolla dhe krijimin e Akademisë së Shahut, Projektin e Fondacionit 5, për futbollin e fëmijëve, si dhe projektin “Jo për gjakmarrjen, po për jetën”, në shërbim të luftës kundër fenomenit të gjakmarrjes.

©Prosport.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here